UEFA meditohet për ndëshkimet, Juventus e Real Madrid një vit pa Champions?

schedule23:36 - 22 Prill, 2021

schedule 23:36 - 22 Prill, 2021

Juventus dhe Real Madrid janë dy klubet më këmbëngulëse për krijimin e Superligës Europiane, me presidentët përkatës, Andra Agnelli dhe Florentino Perez, që kanë qenë më aktivët dhe kanë organizuar pjesën më të madhe.

Për klubet organizatore UEFA po mendon penalizime dhe Juventusi e Real Madrid mendohet të jenë më të prekurit nga dora e hekurt e qeverisë së futbollit.

Burimet nga Italia bëjnë të ditur se Ekzekutivi i UEFA-s po mendon sanksione ekonomike e sportive dhe është arritur deri aty sa një nga propozimet që do të shqyrtohet do të jetë edhe ajo e përjashtimit për një vit nga Liga e Kampioneve për Real Madrid dhe Juventusin si liderë të këtij projekti. /abcnews.al