Udhëtimi 26-vjeçar i “Nëntorit”, Aleksandër Filipi ndan detajet: Është një jetë e tërë

schedule10:29 - 23 Nëntor, 2023

schedule 10:29 - 23 Nëntor, 2023

Prej 26 vitesh organizohet ekspozita me piktura “Nëntori”, një bashkëpunim mes shumë artistëve, të cilët mbajnë gjallë shpirtin e frymën e kavaletit në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, organizatori i kësaj ekspozite, piktori kurator Aleksandër Filipi ka ndarë detaje rreth këtij eventi. Ai ka deklaruar se çdo artist mund të zgjasë jetën e tij përmes veprave, duke shtyrë sa më shumë “afatin” e vdekjes.

Sakaq, Filipi ka theksuar se kjo punë 26-vjeçare është një jetë e tërë. Sipas artistit, që në fillim në këtë ekspozitë nuk u ndoq ndonjë tendencë me ndonjë platformë kuratoriale, duke dashur të gëzonim atë idenë e lirisë krijuese.

“26 vjet nuk janë pak, është gati një jetë e tërë. Siç e ka thënë dhe Kadareja: ‘Duke shkruajtur unë përjashtojë vdekjen dhe zgjasë jetën’. Mesa duket kjo është pjesë e instiktit të çdo artisti, të çdo krijuesi. Është një nevojë ekzisenciale për t’u marrë me art. Jemi të dënuar në një far mënyre që derisa të vdesin të merremi me këtë profesion se nuk mund të jetojmë dot ndryshe, nuk mund të pranojmë dot që s’je brenda vetes tënde.

Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për të gjithë kolegët, që me respektin më të madh, çdo vit përfaqësohen. Ne që në fillim nuk u ndoq ndonjë tendencë me ndonjë platformë kuratoriale, duke dashur të gëzonim atë idenë e lirisë krijuese, çdo gjë është e kufizuar në raport me interesat, tendencat që ka çdo njëri”, u shpreh Filipi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!