Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO -s shprehën shqetësimin për aleancën strategjike midis Rusisë dhe Kinës dhe denoncuan mbështetjen politike dhe materiale që ata thonë se Pekini po i ofron Moskës në luftën kundër Ukrainës, thuhet në deklaratën përfundimtare zyrtare të samitit në Uashington.
“Thellimi i aleancës strategjike midis Rusisë dhe Kinës, si dhe përpjekjet e tyre në rritje për të destabilizuar dhe riformuar rendin botëror të bazuar në rregulla, është shkak për shqetësim”, theksohet në deklaratën e përbashkët të aleancës.
/abcnews.al