Udhëheqësit e NATO-s shprehin shqetësimin për forcimin e marrëdhënieve Rusi-Kinë

schedule09:31 - 11 Korrik, 2024

schedule 09:31 - 11 Korrik, 2024

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO -s shprehën shqetësimin për aleancën strategjike midis Rusisë dhe Kinës dhe denoncuan mbështetjen politike dhe materiale që ata thonë se Pekini po i ofron Moskës në luftën kundër Ukrainës, thuhet në deklaratën përfundimtare zyrtare të samitit në Uashington.

“Thellimi i aleancës strategjike midis Rusisë dhe Kinës, si dhe përpjekjet e tyre në rritje për të destabilizuar dhe riformuar rendin botëror të bazuar në rregulla, është shkak për shqetësim”, theksohet në deklaratën e përbashkët të aleancës.

/abcnews.al