Sekretari I përgjithshëm I NATO-s Mark Rutte deklaroi ne hapjen e Samitit të Aleancës Veri Atlantike në Hagë këtë të mërkurë se të gjitha vendet kanë rëndë dakord që të përmbushin angazhimin e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është shpenzimi i 5% të prodhimit të brendshëm bruto të çdo vendi për mbrojtjen deri në vitin 2035.
Kjo deklaratë e Rutte u konfirmua edhe nga deklarata përfundimtare e Samitit ku shkruhej se të gjithë vendet anëtare janë zotuar për nje hap te tillë , Ne kete deklarate shkruhej se NATO pret me padurim mbajtjen e samiteve të tjera vjetore ku në vitin 2026 Aleanca Veri Atlantike do të mblidhet në Turqi dhe në vitin 2027 në Tiranë, kryqeytein e vendit tone.
Në samitin i cili mban sloganin “Paqe përmes forcës” pati diskutime të shumta mbi deklaratat e bëra të martën nga presidenti Amerikan Donald Trump në lidhje me Nenin 5 të traktatit të Atlantikut Veriut, ku Trump tha se jemi miq me të gjithë dhe shtoi se ky nen ka vend për diskutikm.
Megjithatë Kreu I Shtëpisë së Bardhë deklaroi kete te merkure nga konferenca e përbashkët që pati për Shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte referar nenit 5 të NATO-s duke thënë “Ne jemi me ta deri në fund”, duke konfirmuar kështu mbështetjen e SHBA ndaj cdo aleati.
Mediat nderkombetare raportuan për një samit të Tensionuar, pasi Spanja kishte refuzuar te rriste Shpenzimet e Mbrotjes ne 5% të prodhimit të brendshëm bruto, por sipas asaj që shkruhet në deklaratën përmbyllëse me sa duket këto tensione janë tejkaluar.
Janë 9 vende që nuk kanë përmbushur synimin e mëparshëm të NATO-s për të cuar shpenzimet e mbrojtjes në 2% . Kjo listë përfshin Spanjën, Belgjikën, Luksemburgun, Slloveninë, Kanadanë, Portugalinë, Italinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte deklaroi se vendet që nuk kanë përmbushur 2% janë zotuar ta bëjnë dicka të tillë brenda këtij viti, për të vijuar më pas me objektivin afatgjatë prej 5%.
Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë faktit që në deklaratën përmbyllëse të Samitit, në ndryshim nga vitet e tjera nuk pati një citim ku dënohej agresioni Rus mbi Ukrainë. Ky ndryshim vjen ndërsa Presidenti Amerikan Donald Trump ka deklaruar se do ti jap fund luftës 3 vjecare në Europën Lindore./abcnews.al

