Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se Izraeli do të “goditet” pas një sulmi ajror vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, në të cilin u vranë dy nga komandantët e tij të lartë ushtarakë.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike fajësoi Izraelin për sulmin të hënën, ashtu si edhe ministria e jashtme e Iranit. Izraeli nuk e konfirmoi sulmin, shkruan Sky News.
Ajatollah Ali Khamenei e quajti atë një “përpjekje të dëshpëruar” nga Izraeli dhe tha se kjo nuk do të ndalojë “humbjen” e Izraelit në Gaza.
“Humbja do të vazhdojë. Përpjekjet e tyre të dëshpëruara, si ajo që bënë në Siri… ata do të goditen për këtë sigurisht,” tha ai./abcnews.al