Udhëheqësi separatist planifikon të shndërrojë Mariupolin në një qytet turistik

schedule15:21 - 9 Maj, 2022

schedule 15:21 - 9 Maj, 2022

Kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), Denis Pushilin, ka deklaruar se planifikon ta shndërrojë Mariupolin në një qytet turistik, sipas CNN.

“Rusia do të jetë përgjithmonë këtu dhe më në fund ju jeni në shtëpinë tuaj. Tani ky është territori i Republikës Popullore të Donetskut. Askush nuk do ta largojë nga ne,” tha Pushilin pasi mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores.

“Ne kemi forca, kemi mundësi, kemi mbështetjen e vendit më të bukur – Rusisë,” u tha Pushilin banorëve të Mariupolit sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

“Detyra jonë është të bëjmë Mariupolin një qytet turistik, gjë që nuk realizuar më parë”,tha Pushilin, duke theksuar se fabrika e çelikut Azovstal, ku qëndrojnë qindra ushtarë ukrainas, kishte “ndikuar negativisht në ekologjinë e qytetit”.

“Nëse Azovstal nuk restaurohet, atëherë ne do ta shndërrojmë Maroupolin një qytet turistik,” tha Pushilin, duke shpjeguar se do të krijonte vende pune shtesë.

Pushilin tha se Donetsk është “përballur me detyrën për të rifituar kontrollin mbi territoret e saj dhe më pas republika do të vendosë për të ardhmen e saj.” “ Por tani detyra kryesore është të çlirojmë të gjitha tokat tona, të fillojmë rindërtimin e qyteteve, ” shtoi ai.

Më 21 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Moska njohu sovranitetin e Republikës Popillore të Doneskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut.

/abcnews.al