Udhëheqësi i opozitës izraelite fajëson Netanyahun: Shpërfilli paralajmërimet për sulmet e Hamasit

schedule15:30 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 15:30 - 19 Dhjetor, 2023

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid ka bërë sërish përgjegjës kryeministrin Benjamin Netanyahu, lidhur me dështimin për të parandaluar sulmet e Hamasit.

“Kishte shumë dështime nga ana e shtetit tonë përpara sulmit të Hamasit,” u shpreh për gazetën Bild, Lapid, i cili drejton partinë centriste të Izraelit Yesh Atid.

“Ne duhet të hetojmë saktësisht se si mund të ketë ndodhur kjo”, theksoi ai.

Lapid shtoi se shërbimi sekret izraelit dha alarmain për sulme, dy javë përpara 7 tetorit, por qeveria e Izraelit nuk e mori seriozisht kërcënimin.

“Unë paralajmërova për këtë në një konferencë për shtyp, për fat të keq, askush nuk donte ta dëgjonte atë në atë kohë,” deklaroi Lapid, duke shtuar se Netanyahu duhet të japë dorëheqjen për dështimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!