Udhëheqësi i Iranit refuzon ndihmën e SHBA, në luftën kundër koronavirusit

schedule13:55 - 23 Mars, 2020

schedule 13:55 - 23 Mars, 2020

Irani e refuzoi sërish ofertën e Shteteve të Bashkuara për ndihmë humanitare në betejën kundër koronavirusit.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Uashingtoni duhet t’i heqë sanksionet kundër Republikës Islamike, nëse do që ta ndihmojë atë.

“Udhëheqësit amerikanë po gënjejnë. Nëse duan ta ndihmojnë Iranin, e gjitha që duhet të bëjnë, është të heqin sanksionet. Pastaj, do të mund ta trajtonim shpërthimin e koronavirusit”, tha Rohani në një fjalim televiziv.

Irani është vendi i goditur më së keqi nga koronavirusi në Lindjen Mesme.

Rreth 1,700 njerëz kanë vdekur atje, ndërsa mbi 21,000 janë konfirmuar si të infektuar. Uashingtoni i ka ofruar ndihmë humanitare Iranit, por udhëheqësi suprem i këtij vendi, Ajatollah Ali Khamenei, e ka refuzuar atë të dielën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!