Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Udha e kryqit” në Tiranë/ Në prag të pashkëve katolike, besimtarët zhvilluan ritin që përshkruan vuajtjet e Jezu Krishtit

schedule20:45 - 3 Prill, 2026

schedule 20:45 - 3 Prill, 2026

Besimtarët e krishterë katolikë në prag të Pashkës Katolike, zhvilluan ritin e rëndësishëm të Udhës së Kryqit, të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj.

Vetë Imzot Arjan Dodaj në këtë të Premte të Madhe si një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik të krishterë pas periudhës së Kreshmeve bëri thirrje për reflektim dhe solidaritet,  ndërsa një mesazh e pati edhe për paqe në botë, pas konflikteve në Lindjen e Mesme.

Besimtarët uruan për më shumë mirësi dhe dashuri.



Lutjeve iu bashkuan edhe shumë turistë të huaj.

Udha e Kryqit” mbetet një ditë e rëndësishme për të gjithë besimtarët e krishterë dhe kremtohet gjithmonë 2 ditë para festës së Pashkës, që shënon edhe ngjalljen e Jezu Krishtit.

Pjesë e riteve të kalendarit liturgjik të krishterë është edhe e shtuna para Pashkës, ku besimtarët shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet si buka, vezët apo djathi që serviren në tryezën e festës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!