VIDEO/ Festa e pashkëve, besimtarët në të gjithë vendin i drejtohen Kishave për Meshën e Shenjtë

schedule09:17 - 20 Prill, 2025

schedule 09:17 - 20 Prill, 2025

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë festën e Pashkës, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës.

Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.

Në Vlorë, pashkët u kremtuan në Kishën e Shën Theodhorit. Urimi është përcjellë pas meshës nga At Konstandin Prifti.

Në Korçë, besimtarë të shumtë kremtuan Pashkët, teksa ndezën qirinj në sheshin para Katedrales.

Në Fier, qindra besimtarë katolikë dhe ortodoksë, banorë të zonave dhe emigrantë të ardhur për këto ditë kurorëzuan ne kishën e Shën Gjergjit.

Festa e Pashkëve u kremtua edhe nga besimtarët në qytetin e Gjirokastrës.

Edhe në Elbasan besimtarët ortodoksë kanë kremtuar Pashkët. Qindra besimtarë ju bashkuan meshës së shenjtë të vigjiljes së kësaj feste, e cila u mbajt në kishën e “Shën Kollit”.

Abc News uron të gjithë besimtarët: Gëzuar festën, Pashkë të bardha dhe begati në familjet tuaja!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!