Besimtarët katolikë në Tiranë kremtuan të premten e madhe në sheshin “Nënë Tereza”, e njohur ndryshe si e premtja e zezë, që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, udhëhoqi ceremoninë në kryeqytet, ndërsa qytetarë të shumtë përkujtuan vuajtet e Jezu Krishtit deri në momentin e kryqëzimit.
Besimtarët ndjekin këtë ritual që simbolizon varrimin e jezuit pas uljes së tij nga kryqi me këngë vajtuese. Sipas traditës ortodokse epitafi nxirret jashtë katedrales dhe sillet rres saj, në këtë mënyrë besimtarët shprehin dhimbjen për vdekjen e krishtit dhe përgatiten me gëzim për ringjalljen e tij.
E premtja e Madhe është një ditë reflektimi, lutje dhe shprese./abcnews.al


