UBT marrëveshje me universitetin e Michiganit, Rama: Më mirë një mik se një çiflig

schedule12:02 - 18 Mars, 2022

schedule 12:02 - 18 Mars, 2022

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Michiganit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh me bindje se UBT do të jetë universiteti i së ardhmes. Kryeministri theksoi se do të përshpejtohet modernizimi i këtij universiteti. Nuk është më e vërtetë u shpreh Rama që ky universitet merret me fshatarë dhe bujqësor, siç gjykohet.

Kreu i qeverisë vlerësoi marrëveshjen me universitetin amerikan të Michiganit, duke theksuar se “më mirë në mik se një çiflig”.

Lexo edhe: Afganët studiojnë te UBT, Kim: Shqiptarët i ndihmuan, bota ju vlerëson

“Më mirë një mik se një çiflig. Dhe sot UBT ka një mik. Është prania dhe vullneti i universitetit të Michiganit për tu bërë partner strategjik i universitetit të Tiranës.

Unë hyj ndër ata që besojnë mbase ende janë pakicë por jam i bindur që do bëhen shumicë se ky universitet është një nga universitet e së ardhmes. Sepse këtu nuk është çështja siç ka qenë, universiteti bujqësor merret me bujqësi, fshatar. Këtu çështja është komplet tjetër dhe do të jetë gjithnjë dhe më shumë në fokusin e njerëzimit dhe elitave. Qëndrueshmëria e zhvillimit dhe kapacitet për të shfrytëzuar burimet natyrore dhe pasuritë.

Kjo që ndodh sot është një moment shumë domethënës. Është një luftë që ndër të tjera na tregon sesa nevojë do të ketë gjithnjë dhe më shumë bota, jo thjeshtë ne, për dijen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm. Të gjitha burimet natyrore janë të kërcënuara sot nga rritja e popullsisë.

Është themelore që ne së bashku ti japim këtij universitet maksimumin për të përshpejtuar modernizimin, duke shfrytëzuar burimet njerëzore të universitetit, por edhe për të garantuar vazhdimësinë. Gjë që për të cilën ndihmon shumë edhe krijimi i partneriteteve të huaja.

Ne do vazhdojmë punë  me rektorin, i cili ka një energji të admirueshme. E shikoni që edhe kur mban fjalime bën çmos që të thotë sa më shumë në njësinë e kohës. Është kënaqësi për mua, sepse unë i kam tmerr njerëzit që flenë gjumë dhe nuk dinë të punojnë. Është kënaqësi kur rektori me ngacmon dhe më thotë që duhet kjo apo ajo”, tha Rama. g.v/abcnews.al