Laçi kryesues i kampionatit të 21-vjeçarëve është mposhtur me rezultatin e thellë 6-2 në transfertë me Bylisin. Ballshiotët, një ekip i përbërë nga të rinj që luajnë edhe me ekipin e parë, që në fillim shënuan me Gresild Likën, të cilit iu përgjigj Nikqi.
Vendasit ishin të motivuar dhe Qardaku shënoi edhe dy herë të tjerë, ndërkohë që emrin në listën golashënuesve e regjistruan edhe Preka, Trumci e Macolli. Golin tjetër te Laçi e shënoi Bruka. Sot kreut i është bashkuar edhe Dinamo.
Blutë likuiduan Football Republic me rezultatin 3-0 dhe tre prej golave i realizoi Mhillaj. Fitore edhe për Kukësin, që mposhti pastër 2-0 Teutën, ndërkohë që shpërtheu Apolonia kundër Akademisë së Futbollit. Tre gola të shënuar nga Mihana dhe dy nga Gjata, lojtarë këta të ekipit të parë.
Turbina mori fitoren e parë sot, kundër Shënkollit me shifrat 3-1. Tirana barazoi ndaj Kastriotit pas një ndeshje mjaft të bukur. Skuadra nga Kruja kaloi dy herë në avantazh, por bardheblutë reaguan dhe arritën të shmangin humbjen. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE U21 – JAVA 6
E mërkurë, më 16 dhjetor, ora 13:00
Turbina-Shënkolli 3-1
Shënues: Latifi 39’, Ismailati 68’, Prendi (aut.) 82’ / Djala 52’
Kukësi-Teuta 2-0
Shënues: Peposhi (pen.) 70’. Osma 80’
Bylis-Laçi 6-2
Shënues: Lika 4’, Qardaku (pen) 19’, 50’, Preka 23’, Trumci 57’, Macolli 87’ / Nikqi 13’, Bruka 29’
Dinamo-Football Republic 4-0
Shënues: Mhillaj 27’, (pen.) 77’, 88’, Ortolani 68’
Tirana-Kastrioti 2-2
Shënues: Stafa (pen.) 35’, Demaj 42’ / Vokrri 9’, Daci (pen.) 21’
Apolonia-Akademia e Futbollit 7-0
Shënues: Mihana 22’, 29’, 41’, Gjata 31’, 45’, Levendi 59’, Culli 85’