U zhduk në moshën 13-vjeçare, për 5 vjet jetoi “si fantazmë”

schedule20:19 - 8 Shtator, 2018

schedule 20:19 - 8 Shtator, 2018

Maria H. u zhduk në Fribourg kur ajo ishte vetëm 13 vjeç.  U duk se ishte zhdukur në ajër, për pesë vjet ajo nuk pati asnjë lajm për të, ndërsa në Gjermani vazhdonin ta kërkonin. Vajza e re, tashmë 18 vjeçare, është rishfaqur. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka jetuar në Itali “si një fantazmë”. Ajo ia kishte mbathur nga familja e saj me një elektriçist 40-vjeçar dhe përmes Polonisë mbërriti në Itali, ku kishte marrë shtëpi në Milano. Bernhard Haase u arrestua nga policia, ndërsa Maria është kthyer në shtëpi te prindërit e saj.

Maria u zhduk në vitin 2013 dhe për 5 vjet ajo jetoi në Itali, duke pasur disa punë. Mesa duket askush nuk e vuri re moshën e saj dhe askush askush nuk i kërkoi dokumentet. Kur dy vjet më parë gjeti një shtëpi, ajo e pagoi qiranë me punë. Maria la në Poloni njeriun me të cilin kishte ikur nga Gjermania, Bernhard Haase. Në fakt, marrëdhëniet mes tyre ishin bërë të vështira.

“Kur mbusha 18 vjeç dhe nuk duhej të shqetësohesha se do të përfundoja në një jetimore, gjeta kurajon për të gjetur familjen time”, ka shkruar Maria H. sipas raporteve të policisë gjermane.

Hetuesit gjermanë lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar për Bernhard Haase, i cili u arrestua në Itali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!