U zhduk në Korab, i riu përfundon xhihadist në Siri?

schedule14:20 - 26 Shtator, 2020

schedule 14:20 - 26 Shtator, 2020

Nga Xhevahir Zhabina

Ardian Pali është zhdukur prej 18 majit dhe prej asaj dite nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet. I riu kishte dalë për të mbledhur bime mjekësore në malin e Korabit në Dibër sëbashku me familjarët.

Qindra banorë të zonës së Sllovës dolën për ta kërkuar, por nuk gjetën asnjë gjurmë. Kërkime u zhvilluan edhe në pjesën maqedonase pasi dyshohej se 18 vjecari mund të kishte kaluar në territorin e vendit fqinj për të mbledhur bimë medicinale. Por nga operacioni i forcave të policisë maqedonase nuk u gjet asnjë shenjë.

Në kushte të tilla prokuroria e Dibrës e cila po heton këtë zhdukje të mistershme e regjistroi procedimin për rrëmbim personi. Gjatë kryerjes së disa veprimeve prokuroria po ndjek një pistë e cila na kthen disa vite më pas ku qindra shqiptarë u rekrutuan nga shteti islamik dhe shkuan në Siri dhe Irak për të luftuar.

Hetuesit kanë disa të dhëna që Ardian Pali të ketë përfunduar në zonat e konfliktit të Siri. Nga disa verifikime paraprake dyshohet se 18 vjecari të jetë takuar me persona të tjerë në Maqedoni dhe Kosovë dhe me pas ka udhëtuar në Turqi, ndërsa destinacioni përfundimtarë ka qënë Siria.

Familjarë të të zhdukurit me anë të  telefonit kanë kontaktuar një person i cili ndohet në Siri dhe e kanë pyetur nëse e kishte parë Ardian Palin.

Ai fillimisht i ka thënë po, ndërsa nuk kanë mundur të kontaktojnë më me të. Hetimet e prokuroisë për këtë çështje janë shtrirë edhe në qytetin e Durrësit pasi Ardian Pali ka qëndruar për disa kohë atje ku edhe ka bërë një shkollë fetare 1 vjeçare.

Hetusit do të pyesin persona në këtë qytet të cilët mendoeht se mund të kenë informacion të vlefshëm për zhdukjen e maturantit. Ajo që po përpiqet të bëjë prokuroria është të krijojë bindjen nëse kemi të bejmë më një grup që ë ka dërguar në Siri apo Pali ka ikur e vetëm. Ndërsa në këtë hetim është përfshirë edhe Kosova dhe Maqedonia ku prokuroria e Dibrës ka dërguar letër porosi për të marrë informacion mbi lëvizjen e mundshme të Ardian Palit dhe personat të cilët mund ta kenë pritur.

Pas rënies së shtetit islamik shqiptarët të cilët mbetën atje jashtë kampit Al Hol u bënë pjesë e fomacioneve ushtarake te lidhur me Al Kaidën. Një ndër formacionet më aktive në qytetin e idlibit është Xhemati Alban, i cili përbehet vetëm nga shqiptarë etnikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!