“U zgjova me mallkime për fëmijët e mi”, Arbana Osmani zbulon mesazhet

schedule12:00 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 12:00 - 29 Dhjetor, 2021

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Megjithatë, ka nga ata që nuk e kanë shumë simpati. 

Moderatorja ka treguar se kjo gjë nuk e shqetëson, por tashmë duket se këto mesazhe janë bërë shqetësuese, pasi kanë arritur deri në atë pikë, ku i kanë uruar më të këqijat për fëmijët e saj.

Arbana ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon personin, që për ironi në foton e profilit, ka një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në ëeb nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, ka shkruar moderatorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!