Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U zbuluan raste me koronavirus, Kina bllokon një qytet

schedule08:58 - 15 Shtator, 2020

schedule 08:58 - 15 Shtator, 2020

Kina ka izoluar një qytet në kufi me Mianmar dhe ka njoftuar planet për të filluar një program masiv testimi të koronavirusit pasi autoritetet zbuluan dy raste të reja me Covid-19 atje.

Rastet u gjetën në qytetin Ruili në provincën perëndimore Yunnan, një pikë e rëndësishme e kalimit kufitar tokësor me Myanmar fqinjë.

Zyrtarët e qytetit thanë në një deklaratë të martën se banorëve u ishte thënë që të qëndronin në shtëpi dhe njerëzve u ishte ndaluar hyrja ose dalja nga qyteti nga e hëna në mbrëmje.

Ata thanë se çdo banor do të testohej për virusin në Ruili, në të cilin banojnë 210,000 banorë. Bizneset janë mbyllur përveç supermarketeve, farmacive dhe tregjeve të ushqimit.

Global Times, një tabloid i drejtuar nga shteti, tha se autoritetet në Ruili dhe disa zona të tjera kufitare kishin hyrë në “statusin e kohës së luftës” për të rritur masat anti-epidemike dhe menaxhimin e kufirit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!