Gjykata Penale Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për tre të arrestuar gjatë fundjavës në protestën për vrasjen e Klodian Rashës gjatë fundjavës.
Mësohet se për qytetarin me iniciale A.K., Prokuroria kishtë kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, por gjykata më tej vendosi masën “Arrest në shtëpi”.
Në arrest shtëpie u la edhe qytetari me iniciale A.M.
Kurse, për K.B., Gjykata Penale e Tiranës caktoi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. s.b/abcnews.al/