U vranë nga frika e Covid-19, Danimarka pritet të rigroposë miliona vizonë të ngordhur

schedule16:53 - 27 Nëntor, 2020

schedule 16:53 - 27 Nëntor, 2020

Deputetët e opozitës në Danimarkë i kanë bërë thirrje qeverisë që të groposë edhe një herë, diku tjetër, miliona vizonë që u futën në një “varrezë” masive, për shkak të koronavirusit.

Zbulimi i një gjurme të virusit që ka pësuar mutacion bëri që 17 milionë kafshë nga fermat e vizonëve të vriteshin. Industria daneze e gëzofit është më e madhja në Evropë.

Të dyja vendet ku u groposën trupat e vizonëve, një lokacion afër një liqeni dhe një tjetër jo shumë larg një burimi uji të pijshëm, shkaktuan shumë reagime ndërsa vendimi i groposjes u gjykua si i  paligjshëm.

Qeveria ka pranuar se lëkura është keqpërdorur, por tani politikanët po përplasen për mënyrën se si do të asgjësohen më shumë se 10,000 tonë vizonë të ngordhur. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!