U vra nga policia italiane, flet miku i Haxhi Çollakut: Nuk e njihja për person të dhunshëm

schedule10:49 - 16 Korrik, 2023

schedule 10:49 - 16 Korrik, 2023

Detaje të reja janë publikuar në mediat italiane në lidhje me vrasjen e shqiptarit Haxhi Çollaku, 55-vjeç, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane të premten.

Në një dëshmi të dhënë nga një person që kishte njohje me Çollakun thuhet se ai ishte një person shumë inteligjent.

Ndër të tjera miku i 55 vjeçarit shprehet se dhimbja e tij është e madhe dhe nuk mund ta shikojnë ato që janë rreth tij.

“Haxhiu përshkruhet si një përbindësh, por ishte person me inteligjencë dhe ndjeshmëri të madhe. Nuk e di se me çfarë qëllimi ka shkuar në lagjen ku jeton ish-gruaja dhe vajza e tij, nuk e di historinë me ish-partneren dhe nuk ia lejoj vetes të them se çfarë është e vërtetë apo e rreme”, shprehet ai.

Por sipas mikut të shqiptarit, ai vuante nga fakti që nuk mund të shihte dot vajzën e tij.

“Kishte punuar shumë për të sjellë familjen nga Shqipëria në Itali”, thotë miku i tij.

Italiani tregon se kur e ka parë për herë të fundit. Bëhet fjalë për një vit më parë, teksa shqiptari punonte në një kopësht.

“Më tha se kishte një partnere, mendoj një grua polake, por gjithmonë mendonte për vajzën. Ishte një person shumë privat, por vuajtja e tij e brendshme dukej menjëherë”, shprehet ai./abcnews.al