U vra në Tiranë, i riu i rrethuar nga jeta VIP, lidhja me reperët dhe postimi i fundit në rrjetet sociale

schedule10:22 - 11 Maj, 2021

schedule 10:22 - 11 Maj, 2021

Mehmet Qema, i riu që mbeti i vrarë një natë më parë në Tiranë ka pasur njohur me disa emra të njohur të botës së artit. Së fundmi ai kishte publikuar këngën më të fundit të reperit Marin, të cilin e promovonte jo pak herë.

Qema shfaqej shpesh krah tij në rrjetet sociale por edhe me emra të tjetër të njohur si moderatori Meriton Mjekiqi.

27-vjeçari kishte njohje edhe me reperët Majk, Mozzik dhe Gettinjo. Ndërkohë një ditë më parë postimi i tij i fundit ka qenë intervista e këtij të fundit në emisionin e moderuar nga binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.

Ndërkohë në një foto të publikuar nga vetë viktima në rrjetet sociale katër ditë më parë, ai shfaqet mes shokëve të tij, krah për krah me autorin e dyshuar Marius Dema ku duket edhe reperi Meriton Mjekiqi i cili shoqërohej shpesh me djemtë.

Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti./mv.abcnews.lal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!