U ekzekutua me kallashnikov, 40-vjeçari i arrestuar për tentativë vrasje, një muaj më parë u kthye nga Spanja

schedule14:32 - 10 Maj, 2021

schedule 14:32 - 10 Maj, 2021

Bledar Birçaj, 40-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme me kallashnikov në Vlorë ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, por është liruar për mungesë provash.

Gjykata e rrethit Gjyqësor në Vlorë e ka lënë atë në burg me afat 45 ditë. Më pas me kërkesën e Birçajt gjykata e ka zëvendësuar masën e sigurisë ndaj tij nga arrest me burg në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.

Më pas në korrik të vitit 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pushuar hetimet ndaj Birçajt. Ndërkohë së fundmi Birçaj kishte qenë në Spanjë nga ku ishte kthyer një muaj më parë.

40-vjeçari u ekzekutua ditën e sotme me kallashnikov teksa po udhëtonte me automjetin e tij BMW X5. Në drejtim të tij u qëllua me më shumë se 10 plumba. Ai mbeti i plagosur por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Birçaj ishte pronari i një lokali të njohur në zonën e Lungomares në Vlorë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!