U votuan të hënën në kuvend, betohen para presidentit ministrat e rinj

schedule10:29 - 12 Shtator, 2023

schedule 10:29 - 12 Shtator, 2023

Ministrat e rinj të qeverisë këtë të martë janë betuar para presidentit të republikës Bajram Begaj pas votimit një ditë më parë në parlament dhe do të nisen drejt zyrave të tyre për nisjen e detyrës e re.

Në presidencë janë paraqitur të gjithë ministrat që një ditë më parë janë votuar nga Kuvendi. Të parat që kanë arritur në presidencë për tu votuar kanë qenë Albana Koçiu që betohet si ministre e Shëndetësisë dhe Anila Denaj që është në krye të Bujqësisë tashmë.

Në Presidencë ndodhet edhe Igli Hasani që ka marrë postin e Olta Xhaçkës në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ogerta Manastirliu që tashmë do të jetë në krye të ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu në presidencë për betim është edhe Arbian Mazniku ministër për Pushtetin Vendor.

Ndërkohë që i vetmi ministër që akoma nuk është votuar nga kuvendi ministri i ri i propozuar për postin e ministritë të Financave, votimi i tij pritet që të bëhet të enjten dhe më pas ai të bëjë edhe betimin në presidencë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!