Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili është vetëizoluar në shtëpi, do të testohet për COVID-19 nëse shfaq simptoma, tha një zyrtar i lartë të hënën.
“Protokollet tona aktuale nuk kërkojnë që ai të testohet,” tha Mike Ryan, eksperti më i mirë i urgjencave i OBSH-së, një konferencë për shtyp në Gjenevë, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.
“Ai po punon në shtëpi … duke vazhduar të bëjë punën e tij në mbështetje të botës. Testimi i tij do të bëhet nëse shfaq simptoma”, shtoi ai.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros tha të dielën se ishte identifikuar si një kontakt i dikujt që doli pozitiv për COVID-19, por shtoi se ndihej mirë dhe nuk kishte asnjë simptomë. g.v/abcnews.al