U vetëdorëzua për vrasjen e Jurgen Dukës, lihet në burg polici

schedule12:25 - 3 Mars, 2022

schedule 12:25 - 3 Mars, 2022

Gjykata ka lënë në burg  agjentin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës Arbër Sulajn, i cili u vetëdorëzua 2 ditë më parë në polici për vrasjen e Jurgen Dukës në datën 14 dhjetor 2021.

LEXO EDHE:Vetëdorëzohet në polici efektivi që vrau Jurgen Dukën për radhën në supermarket

Sula ishte në arrati që prej 14 Dhjetorit të vitit të shkuar, ku pas një konflikti të çastit qëlloi me armën e shërbimit mbi sJurgen Dukën.

Përgjatë dy muaj e gjysmë në arrati, Arbër Sula është fshehur brenda territorit të vendit dhe nuk ka tentuar të largohet jashtë. Më herët gjatë kësaj kohe, nuk ka pasur tentativa komunikimi për ta bindur të dorëzohet pasi nuk dihej lokacioni.

Lexo edhe: U qëllua pas sherrit në market, zbardhet dinamika e ngjarjes, plumbi e kapi të riun në zemër

Shkak i krimit u bë një zënkë për radhën në një supermarket në rrugën ‘Irafan Tomini’ në Tiranë.

Në një moment, kur autori i dyshuar i ngjarjes ishte në radhë duke pritur që të paguante për çfarë kishte blerë, aty i futën Jurgen Duka dhe një tjetër persona duke vendosur disa birra në banak me qëllim kalimin e tyre në kasë.

Në këtë moment ka reaguar autori i dyshuar i ngjarjes, i cili i ka kërkuar llogari Dukës dhe shokut të tij për veprimin e bërë. Në këtë moment nis edhe një përplasje e shkurtër fizike, pas të cilës autori i dyshuar i ngjarjes nxjerr armën nga çanta që mbante me vetë duke qëlluar në drejtim të dy të rinjve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!