U vendos “Shtëpia e Lirisë”, Vangjeli zbulon prapaskenat: Si donin ta quanin koalicionin Berisha dhe LSI

schedule22:09 - 1 Shkurt, 2022

schedule 22:09 - 1 Shkurt, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar në “Log.” prapaskenat e marrëveshjes mes grupimit të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit. “Shtëpia e Lirisë” u quajt koalicioni, ndërsa Vangjeli tha se ka pasur diskutime për ta quajtur edhe ‘Partitë Demokratike’.

“Ka pasur një diskutim të madh për ta quajtur ‘Partitë Demokratike’ në shumës, që të ishte karshillëk me partinë legale të PD, atë që unë e quaj të dy qind lekëshin. Fitoj termi ‘Shtëpia e Lirisë’ që cinikët e që nuk mungojnë në Tiranë e perifrazojnë edhe shumë brenda përbrenda familjes biologjike të zotit Berisha sepse është një iniciativë tij”, tha ai.

Duke komentuar koalicionin, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se ky emërtim mund të jetë zgjedhur për faktin se nuk u mor në 8 janar shtëpia reale e lirisë. Sipas tij dekreti i Ilir Metës për zgjedhjet e pjesshme ishte taktikë.

Lexo edhe: Vangjeli: Meta s’ka shanse të shkarkohet, Rama nuk është i interesuar

“Kur nuk u mor shtëpia e lirisë reale, të dy palët përdorin shtëpinë e lirisë. Jemi në ciklin e kacafytjes së opozitës. Meta krijoi një situatë zgjedhjesh. Duhet të ishin bërë kohë më parë dhe Meta i përdori si gurë rezervë kur nuk u mor selia e PD. Kjo ishte një lëvizje e qartë politike. Dhe kjo shtëpia e lirisë në fjalë është bërë në funksion të kandidimit të kandidatëve të Bashës. Berisha nuk ka parti. LSI është parti, ishte edhe komisioni i Rithemelimit. Për mua Berisha do të huazojë siglën e LSI dhe PDK”, tha Gjiknuri. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!