U vaksinua me Pfizer, punonjësi i kujdesit shëndetësor në SHBA pëson reaksion alergjik

schedule15:22 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:22 - 17 Dhjetor, 2020

Një punonjës i kujdesit shëndetësor në Alaska të SHBA-ve, ka pësuar reaksion alergjik ndaj vaksinës së Pfizer kundër COVID-19, ku ndër reaksionet e para ishte vështirësia në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta të zemrës.

Ky është rasti i parë i reaksioneve alergjike që janë regjistruar, pavarësisht se zyrtarët shëndetësorë kanë bërë të ditur se presin të kenë reaksione alergjike në raste të caktuara, dhe se për këtë janë të përgatitur që të trajtojnë personat që do të kenë reaksione alergjike.

“E prisnim që të ndodhnin efekte anësore, pas raportit të publikuar në Angli, ku personat që janë vaksinuar me Pfizer dhe BioNtech kishin simptoma të tilla”, ka bërë të ditur drejtoresha e personelit mjekësor në Alaska, Anne Zink.

Punonjësit e spitalit Juneau ishin pjesë e grupit të parë që janë vaksinuar me Pfizer, të martën dhe në mesin e tyre që pësuan reaksione alergjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!