“U tremba se gjeta krevatin bosh”, Inva Mula rrëfen ditët e fundit të nënës së saj: Duke lënguar kishte shkuar…

schedule13:25 - 9 Mars, 2023

schedule 13:25 - 9 Mars, 2023

Diva e muzikës klasike në botë, shqiptarja Inva Mula, ka bërë një rrëfim për të gjithë jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për nënën e saj të ndjerë, sopranon Nina Mula.

Inva ka rrëfyer edhe ditët e fundit të jetës së të ëmës, duke u ndalur te një moment vërtetë emocionues.

Mamaja ime e ka vuajtur shumë se ajo ishte në formë të shkëlqyer vokale në atë moshë, kur i thanë që nuk do punosh më. Mamaja ime u bë pedagoge dhe një nga më të mirat, me dashurinë në radhë të parë dhe kujdesin që ajo kishte ndaj nxënësve të saj dhe e gjeti vetveten dhe ka punuar deri në ditët e fundit të jetës së saj.

Kur erdha nga Parisi për të kaluar ditët e fundit me nënën time, më thanë që është shumë e sëmurë në krevat dhe kisha shumë emocion që ta shikoja. Më vinte shumë keq ta shikoja një grua kaq të bukur dhe kaq të mbajtur, ta shikosh duke lënguar. Edhe shkova në dhomën e gjumit, e hapa derën dhe nuk ishte, krevati ishte bosh. Në momentin që pash krevatin bosh, u tremba. Në fakt dëgjova një tingull nga dhoma tjetër, ajo luante në piano dhe këndonte Klodian Kaçani. Nuk do ta harroj kurrë, ishte nxënësi i fundit që ka marrë leksione me mamin tim përpara se ajo të vdiste”, tregoi ajo e prekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!