“U tregoj rolin e shqiptarëve atje”, Artan Hoxha rrëfen udhëtimin në Ekuador: Kontaktova me “Fiton”, kokën e kartelit

schedule13:41 - 21 Shtator, 2022

schedule 13:41 - 21 Shtator, 2022

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka rrëfyer në studion e ABC Live, rrugëtimin e tij disa ditor në Amerikën Latine, ku pa nga afër se si shqiptarët organizonin trafikun e kokainës në Ekuador.

Hoxha theksoi se në Ekuador gjithçka drejtohej nga burgu, pasi kokat më të mëdha të karteleve ndodheshin pas hekurave, por kjo nuk i pengonte që të organizonin grupet e tyre. Mes të tjerash gazetari u shpreh se aktualisht si një nga kokat më të mëdha të karteleve në Ekuador, ishte një person i njohur me nofkën Fito.

Hoxha shprehet se ka mundur të kontaktojë me të, ndërsa mësoi se shqiptarët në Ekuador nuk ishin të parëndësishëm pasi organizonin dhjetra tonëve kokainë.

“Në Ekuador gjithçka jashtë drejtohet nga burgu. Drejtuesi kryesor ishin në burg dhe organizonin gjithçka tjetër jashtë. Ishte një luftë shumë madhe brenda kartelit.” u shpreh Hoxha.

“Aktualisht në krye është Fito me nofkë të tillë njihej. Kontaktova me të nëpërmjet shqiptarëve atje. Shqiptarët atje ishin të rëndësishëm. Janë pjesë, si përfaqësues të organizatave të rëndësishme që lëvizin drogë nëpërmjet tregut europian dhe Shqipërisë.” tha Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!