U “tradhtuan” nga tatuazhet, dy grekë dhe një shqiptar rrahin familjen që ankohej për zhurmat

schedule14:41 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:41 - 6 Tetor, 2022

Dy grekë dhe një shqiptar janë shpallur në kërkim nga policia e Aeginës pasi akuzohen se kanë rrahur një familje në ishull pasi ishin paguar nga disa persona të tjera. E gjithë historia nis teksa një familje që menaxhonte një hotel ishte ankuar disa herë për zhurmën që i vinte nga një lokal aty pranë deri në orët e vona të natës.

Pasi u kishin kërkuar disa herë “me të mirë” për të ulur nivelin e zhurmës, ndërkohë që ishin përballur me kërcënime të ndryshme, familjarët i ishin drejtuar policisë duke theksuar se ndjeheshin të rrezikuar nga personat që menaxhonin këtë biznes.

Disa ditë më pas, në shtëpinë e tyre futen tre persona muskolozë dhe me tatuazhe, të cilët i rrahin me grushte dhe shkopinj bejsbolli duke iu shkaktuar dëmtime të mëdha. Gjatë momenteve të dhunës, edhe pse tre të rinjtë ishin të maskuar, familjarët e dhunuar kishin shquar disa tatuazhe të tyre duke i dhënë më pas informacione policisë për çfarë kishin parë.

Nga verifikimet, policia bëri identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje, ku mes tyre ishte edhe një i ri shqiptar.

Policia dyshon se personat në fjalë janë paguar nga pronarët e biznesit aty pranë që të rrihnin familjën që ankohej ndaj tyre duke marrë secili nga 500 euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!