U thyen nga protestuesit, mbërrijnë xhamat e rinj në selinë blu

schedule14:03 - 10 Janar, 2022

schedule 14:03 - 10 Janar, 2022

Dy ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të nxjerrë Lulzim Bashën nga zyra, në selinë blu ka nisur sot pastrimi.

Gjurmët e protestës që degjeneroi në dhunë dhe shkatërrim ishin aty prej ditës së shtunë. Sakaq, ditën e sotme punonjës të administratës nisën pastrimin e godinës.

Në fotot e siguruara për abcnews.al nga gazetari Juxhin Mustafaraj shihen se kanë mbërritur edhe xhamat e rinj. Pothuajse të gjithë xhamat e fasadës së selisë blu u thyen nga gurët që hidhnin protestuesit.

Ndërkohë që në selinë blu po tentohet rikthimi në normalitet, duket se ditët e vështira nuk kanë përfunduar, teksa tashmë demokratët janë vënë përballë njëri-tjetrit. Sali Berisha, i cili dështoi në nxjerrjen e Bashës nga zyra më 8 janar ka paralajmëruar të tjera protesta. Nga ana tjetër Lulzim Basha dhe lidershipi i PD akuzojnë Berishën për sulmin ndaj selisë blu, ndërsa protestën që degjeneroi në dhunë e cilësojnë si fundin politik të liderit historik. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!