Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një konferencë për shtyp pas tensioneve të ditës së sotme në kampin e MEK, ku u lënduan disa anëtarë të kësaj organizate dhe efektivë policie.
Çuçi tha se njehet i keqardhur nga sjellja e muhaxhedinëve dhe se ata kanë thyer kodin e mikpritjes.
Pjesë nga fjala e Çuçit:
Ndjehem i indinjuar me reagimet e anëtarëve të MEK. I keqardhur sepse Shqipëria u ka ofruar atyre gjithçka që lidhet me strehimin e tyre me qëllim humanitar sipas marrëveshjes. I ka ofruar ndihme, siguri dhe madje mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga Irani.
Besoj se ata për më shumë se 3000 ditë kanë jetuar nën sigurinë tonë të plotë.
E paimagjinueshme dhuna e tyre ndaj Policisë së Shtetit. Jo vetëm që është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, por edhe njëlloj thyerje e kodit të mikpritjes që ne i kemi ofruar atyre.r.t/abcnews.al

