Në një deklarate për mediat nga Turqia shtetasi Ibrahim Lici hedh poshtë lajmin se ai është arrestuar ditët e fundit.
Lici deklaron se nuk është arrestuar dhe se jeton i lirë. Lici ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafës duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.
Deklarata e plotë e Licit nga Turqia:
Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi. Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese. Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojne qarte jeten e lire qe bej ne shtetin turk.
/Abcnews.al/