Ditën e djeshme mediet katalanase zbuluan një lajm të bujshëm në lidhje me Dembele. U raportua se francezi nuk dëshiron të rinovojë me Barcelonën dhe ka në plan të largohet në fundin e sezonit të ardhshëm me parametra zero.
Direkt ditën e sotme te Barcelona përgënjeshtrojnë këtë lajm. Sipas Mundo Deportivo drejtuesit kanë mohuar kategorikisht këto lajme dhe janë shprehur se Dembele është listë e lojtarëve të pashitshëm.
Gjithashtu për të njëjtin burim drejtuesit kanë mohuar të kenë vendosur çmimin 60 milionë euro për Dembele. E gjithë vëmendja e klubit është te rinovimi me sulmuesin, kontrata e të cilit poërfundon më 30 qershor 2022. /abcnews.al