U tha se kërkoi largimin nga United, për CR7 një tjetër skuadër e Seria A shpreh interesim

schedule21:20 - 2 Korrik, 2022

schedule 21:20 - 2 Korrik, 2022

Nga “Time Sport” pasditen e sotme u raportua se Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United, pasi sulmuesi portugez kërkon të luajë në Champions League, kompeticion në të cilin dështoi skuadra angleze.

Sipas “The Atletic” , tashmë raportohet se për 5 herë fituesin e “Topit të Artë” se përveç PSG, Juventus, Roma, Chelsea, tashmë për shërbimet e yllit portugez ka hyrë në garë edhe një tjetër skuadër e Seria A.

Bëhet fjalë për Napolin, të cilët tashmë kanë përparësi dukshëm mbi Romën, pasi napolitanët janë pjesëmarrrës në Champions League.

Një pistë e vështirë kjo për Napolin por në vitet e fundit jemi mësuar me surpriza gjatë periudhës së merkatos.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!