Një mjek në Peru, që kishte në ngarkim përgjigjen ndaj koronavirusit në rajonin e tij, është pushuar nga puna pasi u këshilloi banorëve që të bënin diçka të pazakontë.
Amílcar Huancahuari u rekomandoi njerëzve që të pinin dyoksid klori, një dezinfektuat industrial i ngjashëm me zbardhuesin e rrobave.
Huancahuari, që ishte në krye të menaxhimit të pandemisë në rajonin jugor të Ayacucho-s, kishte deklaruar që dezinfektanti në fjalë duhej t’u shpërndahej të gjithë personave me simptoma të koronavirusit, edhe pse nuk është i përshtatshëm për konsumim.
Gjatë një konference për shtyp, mjeku deklaroi se dyoksidi i klorit “ishte testuar tashmë tej personat me Covid-19 dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar në mënyrë të mrekullueshme.”
Guvernatori i Ayacucho-s, Carlos Rúa më pas mbajti një konferencë shtypi pasuese për të thënë se komentet e Huancahuari-t ishin bërë në formë personale, pasi ai nuk kishte diskutuar rreth dyoksidit të klorit në asnjë takim zyrtar.
Disa orë më vonë Rúa njoftoi se mjeku ishte larguar nga posti i tij. /abcnews.al/