Një histori që të kujton atë të shqiptarëve në vitet ’90 pas rrëzimit të komunizmit. Të shumtë janë emigrantët nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore që lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë në Europë. Emigrantët përdorin edhe Shqipërinë si tranzit për të shkuar në vendet e BE-së. Por jo të gjithë arrijnë destinacionin.
Një nga ata është një i ri algjerian, i cili nga vendi i tij, shkoi në Turqi më pas në Greqi, Shqipëri dhe Kosovë, ku mbeti rrugëtimi i tij. Mediat algjeriane kanë postuar një video të tij, Mohamed Soussi i cili thotë se ndodhet në Kosovë, ku është dhunuar dhe goditur me thikë, ndërsa kërkon nga autoritetet e vendit të tij që të ndërhyjnë për ta rikthyer në atdhe.
“Unë kërkoj nga autoritetet algjeriane të ndërhyjnë dhe të më kthejnë në vend. Kjo është gjithçka që unë kërkoj” tha ai. Ai kishte një mesazh drejtuar ministrit të punëve të Jashtme algjeriane, Sabri Boukadoum. “Unë i kërkoj ministrit të jashtëm, Boukadoum, të më çojë në shtëpi, për hir të Zotit, sepse nuk mund të qëndroj më” shprehet i riu./ db/Abcnews.al