U shua një muaj më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së legjendës së James Bond

schedule14:24 - 29 Nëntor, 2020

schedule 14:24 - 29 Nëntor, 2020

Aktori i James Bond Sir Sean Connery vdiq nga pneumonia dhe problemet me zemrën, thuhet në çertifikatën e vdekjes. Shkaku zyrtar i vdekjes së aktorit legjendar të James Bond ishin problemet me frymëmarrjen shkaktuar nga pneumonia dhe fibrilacioni atrial, një gjendje e zemrës që shkakton rrahje të çrregullta dhe të shpejta.

Aktori skocez ndërroi jetë në Bahamas në moshën 90-vjeçare. Legjenda la pas gruan e tij Micheline, Jason dhe djalin tjetër të tij Stefan. Karriera e tij përfshin dekada, por është i njohur më së shumti si agjenti 007.

Nuk është konfirmuar se ku në Skoci do të shpërndahet hiri i Connery.  Një opsion do të ishte në kryeqytet, ku ai u rrit dhe mori punën e tij të parë si mjelës

Me një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme që zgjati më shumë se 40 vjet, Sean arriti të fitonte një Oskar, dy Baftas dhe tre Golden Globes. Ai interpretoi gjithashtu në “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”. /abcnews.al