Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U shpëtoi tre plumbave sot, 30-vjeçari në Shkodër autor i një plagosjeje me armë 4 vite më parë

schedule13:36 - 21 Shkurt, 2021

schedule 13:36 - 21 Shkurt, 2021

Ndaj automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Tauland Pepaj u qëllua sot të paktën tre herë me armë zjarri. Pepaj nuk mori lëndime dhe tashmë policia është në ndjekje të autorit/ve.

I riu është me precedent penal pasi më 25 qershor të vitit 2017 ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin R. Th. Ngjarja aso kohe ndodhi në lagjen ”Bacallek ”Shkodër ndërsa për Pepajn u vendos masa e sigurit arrest me burg për plagosje të rëndë me dashje.

Nuk dihet nëse ngjarjet janë të lidhura bashkë, ndërsa policia dhe FNSH Shkodër janë në ndjekje të autorëve kurse hyrje-daljet e qytetit janë blinduar. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!