U shpall nënkampion Europe/ Peshëngritësi, Erkand Qerimaj: Familja dhe djali, motivi i fitoreve!

schedule08:52 - 21 Shkurt, 2024

schedule 08:52 - 21 Shkurt, 2024

Kampionati Evropian i peshëngritjes për të rritur është mbajtur në Sofje.

Shkodrani, Erkand Qerimaj është shpallur nënkampion Europe. Ai u shpreh se prej 20 vitesh ndodhet në zonën e medaljeve. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, rrëfeu pasionin e tij për peshëngritjen. Ai theksoi se është një sport që kërkon vëmendje, përkushtim shumë punë dhe pasion.

“Synimi im ka qenë të jem në zonën e medaljes. Ky ishte një objektiv i realizuar”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tregoi se familja dhe djali kanë qenë edhe motivi i fitoreve dhe gjithashtu mbështetja më e madhe.

“Më parë kam qenë më mirë në shtytje, edhe pse suksesin këtu tek është pak vështirë ta pranojmë. Ky sport do vëmendje, sa herë jam përpara shtanges mendoj për familjen”, u shpreh ai.

/abcnews.al/