Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka mohuar lajmet për shkarkimin e saj, duke i konsideruar thashetheme vere.
Ky lajm është konfirmuar si jo i vërtetë dhe nga kryemistri Edi Rama para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
Kujtojmë që në këtë mbledhje me dyert të mbyllura priten vendime të rëndësishme. Ndërkohë më herët pas përplasjes mes fisit Rraja dhe qytetarëve në Borizanë, kryeministri Rama shkarkoi nga detyra Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe emëroi në vend të tij ish-kreun e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla./abcnews.al