Ditën e djeshme Robert Berisha u shfaq në shoqërinë modeles seksi italiane, Maria Bove. Dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe Roberti e komplimentoi publikisht modelen.
Pas publikimit të kësaj videoje, ndjekësit kanë pyetur ish-të dashurën e këngëtarit, Xhesikën se çfarë mendon.
“Kujt i plasi? Ai mashkull është përfitues, asgjë më shumë”, shkruan Xhesika.
Më pas në një postim të rradhës, modelja vazhdon:
“Po lëre se s’dua t’ja di, ai është problemi i saj tani hahaha, i uroj fat asaj. Unë s’kam më ndjenja për të prej kohësh. Gjithmonë ju kam premtuar që do flas hapur dhe më në fund po flas pa doreza. Kjo do jetë hera e fundit që flas për këtë temë, jo sepse më bezdis, por sepse jam shumë mirë me veten time dhe të shkuarën e kam lënë pas. Jam shumë e lumtur deri tani dhe me njerëzit që kam afër meje për momentin. Kam mësuar shumë dhe tani di si të dalloj kur një person të do me të vërtetë dhe kur vetëm të përdor për interesat e veta. Çdo gjë ndodh për një arsye”./abcnews.al