U shfaq pas 5 vitesh, SHBA heton filmimin e kreut të ISIS

schedule14:48 - 30 Prill, 2019

schedule 14:48 - 30 Prill, 2019

Regjistrimi video i kreut të ISIS Al Baghdadi, i publikuar një ditë më parë po analizohet për të konfirmuar origjinalitetin e tij.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi lajmin dhe shtoi  se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është i vendosur që “liderët e mbetur të ISIS-it t’i dorëzohen drejtësisë dhe të marrin atë që meritojnë”.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ende nuk ka bërë komente lidhur me këtë rast. Ndërkohë, zëdhënësi e Pentagonit, Sean Robertson, tha se SHBA po vazhdon mbështetjen ndaj partnerëve në misionin e tyre për të siguruar mposhtjen e ISIS.

Paraqitja e fundit publike e Baghdadit ka qenë në vitin 2014 nga xhamia Al-Nuri në Mosul të Irakut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!