Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mes kanabisit! Artan Hoxha ngre në këmbë policinë me helikopterë dhe dronë, zbulohen 50 parcela

schedule20:44 - 8 Tetor, 2020

schedule 20:44 - 8 Tetor, 2020

Artan Hoxha vendos në lëvizje policinë e shtetit. Tre ditë pasi gazetari investigativ publikoi në Abc News pamjet mes parcelave me kanabis në malësi në kufi me Tropojën, policia e shtetit është ngritur në këmbë duke nisur operacionin për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike.

Abc News mëson se që në orët e para të mëngjesit të sotëm paralelisht me operacionin e kërkimit në zonën e Razmës për dy viktimat Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, është zhvilluar një operacion i madh antidroge me urdhër nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe nën drejtimin e Albert Dervishajt në terren në zonën e Dukagjinit.



Pikërisht në këtë zonë në Shosh dhe Pult ku Artan Hoxha u shfaq mes parcelave me kanabis, që lulëzonin. Policia ka gjetur 50 parcela me kanabis, pjesa më e madhe e tyre e sapo korrur dhe gati për shitje.

Operacioni, po sipas burimeve nga policia e shtetit do të vazhdojë sërish nesër po në të njëjtën zonë por duke zgjeruar zonën e kërkimit. Gjatë operacionit të ditës së sotme janë përdorur helikopterë dhe dronë.

Në operacion morën pjesë efektivë të policisë Shkodër dhe nga Tirana duke rrethuar zonën./ db/Aabcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!