U shemb në gusht të vitit të kaluar me tritol, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Që nga ajo kohë, banorët nuk kanë një përgjigje se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre.
“Kemi bërë kërkesa për të ditur vazhdueshmërinë të ndërtimit të pallatit. Kur jam paraqitur në bashki vetëm më kanë përcjellë,” thotë një banore.
Ata kërkojnë të dinë nëse ka një projekt për ndërtimin e një pallati të ri.
“Kur do vinë. Nuk po kërkoj unë sot apo nesër. Të rrethohet të paktën dhe ne të rrimë të qetë. Kështu kemi ngelur. Na japim 200 mijë lekëshin, por ne duam shtëpinë tonë,” thotë një banor tjetër.
Banorët e pallatit nr 837 në lagjen nr 7 Durrës kanë 2 vjet që jetojnë në banesa me qura që e kanë përfituar nga bonusi i qeverisë për të cilin nuk e marrin në kohë i krijuar për këtë qëllim, për të cilin ankohen se nuk e marrin në kohë. /abcnews.al