U rrëzua nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së, ndërron jetë 40-vjeçari në Vlorë

schedule17:25 - 16 Gusht, 2022

schedule 17:25 - 16 Gusht, 2022

Një person ka humbur jetën në Vlorë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa po punohet për identifikimin e personit që ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al