U rrëzua në garazh, Nasip Naço paraqitet me krah të lidhur në Kuvend

schedule11:09 - 8 Nëntor, 2021

schedule 11:09 - 8 Nëntor, 2021

Deputeti socialist Nasip Naço u paraqit me probleme shëndetësore ditën e sotme në Kuvend. Kryetari i Komisionit të Sigurisë u pa me krahun e djathtë të lidhur teksa drejtonte seancën e sotme ku përballe kishte ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Abcnews.al mëson se Naço është rrëzuar në garazh duke pësuar dëmtime të lehta në krah.

Gjatë raportimit të sotëm para deputetëve të Komisionit të Sigurisë, Peleshi tha se do të ketë një rritje page me 30% për të gjitha ushtarakët duke filluar nga ushtari më i thjeshtë deri tek gjeneralët.

Duke filluar nga ushtari i parë deri te gjenerali paga do të rritet deri në 30% për t’u bërë më dinjitoze. Kjo do na bëjë më të motivuar për të gjitha llojet e operacioneve. Së dyti modernizimi i forcave të armatosura janë planifikuar për vitin 2022. Në këtë buxhet janë projektet infrastrukturore lidhëse. Projekti më i rëndësishëm është ndërtimi i bazës taktike të Kuçovës. Ne duhet të bëjmë më shumë se 10%. Është parashikuar buxheti dhe jemi në prag të fillimit të punës për ndërtimin e perimetrit të sigurisë”, tha Peleshi. /abcnews.al