“U rrëzova… jo, jo më qëlluan me armë”, 22-vjeçari bën “lëmsh” policinë e Elbasanit, ata e vënë pas hekurave

schedule13:29 - 27 Qershor, 2022

schedule 13:29 - 27 Qershor, 2022

Një i ri në Elbasan që u paraqit në spital të dielën i dëmtuar në krah ka ndërruar sërish dëshminë për mënyrën sesi është lënduar. Fillimisht ai i tha policisë se ishte rrëzuar, por më pas ka deklaruar se ndërsa po ecte me automjet e kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik.

Ditën e sotme, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin e arrestuan të riun, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se i riu me iniciale D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje. /abcnews.al/