U rrezikuan 5 banesa nga flakët, kryetarja e Bashkisë Kurbin: Vatrat e zjarrit në Mamurras nën kontroll

schedule07:41 - 2 Gusht, 2021

schedule 07:41 - 2 Gusht, 2021

Vatrat e zjarrit në zonën e Mamurrasit të cilat ditën e djeshme rrezikuan 5 banesa, janë neutralizuar pas disa orësh përpjekje. Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara shprehet se tashmë u takon organeve kompetente të shkojnë deri në fund për të hetuar shkaqet e zjarrit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Ajo i bën apel banorëve të shtojnë kujdesin për të mos krijuar situata të tilla që sjellin dëme të pariparueshme.

“Pas orësh të tëra përpjekjesh janë neutralizuar vatrat e zjarrit në zonën e Mamurrasit duke lënë pas dëme të mëdha.

Mirënjohje për çdokënd që dha kontribut në këtë ditë të vështirë, së pari për forcat e Zjarrëfikseve Kurbin, Lezhë, Mirditë, Krujë e Kamëz, trupat e Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit e çdo banor të zonës për ndihmën e pakursyer.

U takon organeve kompetente t’u shkojnë deri në fund hetimeve për shkakun e rënies së zjarrit dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve të kësaj katastrofe.  Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo banori të Kurbinit për kujdes të shtuar dhe përgjegjshmëri për të mos krijuar situata të tilla që sjellin dëme të pariparueshme dhe rrezik për jetën e njerëzve të tjerë”, shkruan Majlinda Cara. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!